Marco Materazzi thotë se Roberto Mancini duhet të jetë trajner i Kombëtares Italiane.
Azzurrët janë duke kërkuar trajner pas largimit të Giampiero Ventura, që nuk arriti ta dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror.
“Një Kupë e Botës pa Italinë? Duhet të pajtohemi me këtë”.
“Duhet të fillojmë nga e para me një trajner të ri”.
“Mancini? Ai është vetë ofruar, tani duhet të dëshmojë se vlen, pasi ka bërë karrierë “, ka thënë Materazzi.
Mancini aktualisht është trajner i Zenitit.
Ai ka drejtuar më parë klube si Sampdoria, Inter dhe Manchester City. /Telegrafi/