Një studim i ri amerikan ku janë përfshirë disa qindra persona me mbipeshë, rekomandon matjen e peshës trupore një herë në javë.
Pjesëmarrësit në studim të cilët e kanë matur rregullisht peshën e tyre, kanë qenë të prirë për 11 herë më shumë që të eliminojnë 5% të peshës së tyre trupore për afat gjashtëmujor, sa ka zgjatur programi i dobësimit.
Matja një herë në javë mundëson që të përcillni përparimin (humbjen në peshë), si dhe planifikimin e ushqimit dhe aktivitetit trupor për javën e ardhshme.