Juan Mata u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij te Manchester Unitedi që në ndeshjen kthyese ndaj Liverpoolit të shfaqin më shumë agresivitet dhe intensitet.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën 2 me 0 në ndeshjen e parë dhe duhet të shënojnë së paku tre gola në Old Trafford nëse dëshirojnë të arrijnë çerekfinalen e Europa Leagues.
Para ndeshjes kthyese, Unitedi do të përballet me West Ham Unitedin në kuadër të FA Cup.
“Ne duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Mata për MUTV. “Brenda tre ditëve kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme, kemi mundësi të luajmë në gjysmëfinale dhe ta shijojmë titullin”.
“Nuk ishte performancë e mirë dhe as rezultat i mirë, por ne duhet të vazhdojmë përpara. Të luajmë ashtu siç luajtën ata me ne dhe të krijojmë një atmosferë të mirë”.