Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka hedhur poshtë një ofertë të lartë për të lënë skuadrën angleze për Superligën e Kinës.
Mediat angleze theksojnë se mesfushori spanjoll ka hedhur poshtë mundësinë për tu transferuar në kampionatin kinez.
Sipas mediumit The Sun, Mata ka hedhur poshtë një pagë faranoike për t’u bashkuar me një skuadër kineze, emri i të cilës nuk është zbuluar.
The Sun thekson se oferta ka qenë me pagë neto prej 375 mijë funteve në javë për t’u bashkuar me ekipin nga Superliga Kineze.
Yllit i Manchester Unitedit iu ofrua shuma e duhur nga shefat e ligës ndërsa ata po vizitonin konventën e Soccerex të muajit të kaluar.
Mesfushorit spanjoll i kanë mbetur vetëm edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij në Old Trafford dhe paguhet 170 mijë funteve në javë.
Por, ai dëshiron të zgjasë kontratën e tij dhe të mbetet në Manchester, me të cilin Unitedi pritet të marrë opsionin e tij për një vit të mëtejshëm në kontratën e tij. /Telegrafi/