Telegrafi

Mata: Paraqitje e mirë dhe fitore e rëndësishme

Juan Mata ka folur pas fitores 3-0 të Manchester Unitedit në udhëtim te Leicester City.

Mesfushori spanjoll ishte njëri ndër më të mirët në këtë ndeshje, ku edhe shënoi një gol mjaft të mirë, teksa ky gol dhe paraqitja e skuadrës e ka bërë të lumtur Matan.

“Sot ishte një fitore e rëndësishme. Kjo nuk ishte vetëm për të fituar, por fitore me besim”, ka thënë fillimisht Mata pas ndeshjes.

“Është shumë e rëndësishme për Mkhitaryan dhe mua të shënojmë, sepse Zlatani po shënon shumë, por ne[skuadra] kemi nevojë edhe për gola nga ne gjithashtu”, përcjell Telegrafi.

“Paraqitje ishte mjaft i mirë, madje edhe para se të shënojmë golin. Ne ishim duke u përpjekur që të kontrollojmë lojën dhe atë e bëmë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/