Site icon Telegrafi

Mata flet për raportin e tij me Mourinhon

Juan Mata ka përgënjeshtruar lajmet se marrëdhënia e tij me Mourinhon nuk është më e mira.

Sipas mesfushorit spanjoll, marrëdhënia e tij me ‘Special One’ kurrë nuk ka qenë e keqe ashtu siç është potencuar në media.

“Marrëdhënia ime me Mourinhon kurrë nuk ka qenë e keqe”, ka deklaruar fillimisht Mata.

Lexo po ashtu Mourinho: Fitore e merituar

“Shumë gënjeshtra janë thënë në lidhje me mua dhe Mourinhon që kur ai mbërriti në klub”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Ndryshe, për marrëdhëniet jo të mira në mes të Matas e Mous flitet që nga koha kur, portugezi e largoi futbollistin nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version