Juan Mata ka folur për një transferim të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.
Mata insiston se ai do të ishte i kënaqur ta shihte suedezin te Unitedi.
“Nuk e di se çfarë do të bëjë ai. Unë nuk e di nëse ai do të përfundojë kontratën me PSG-në në fund të sezonit dhe nëse do të largohet apo jo”.
“Ndoshta ai do të kërkojë një kapitull të ri për karrierën e tij Ai ka qenë në aq shumë kampionate dhe në secilin vend ka fituar trofe. Kjo flet për cilësitë e tij”.
“Ai është lojtar shumë i mirë dhe më pëlqen të luaj me lojtarë shumë të mirë. Nuk vendosi unë për transferimin e tij, e vendos klubi. Por, sigurisht se mendoj se do të ishte mirë ta kemi në ekip”, deklaroi Mata. /Telegrafi/