Telegrafi

Mata e Schweini – jashtë kombinimit

United do të fillojë një erë të re nën drejtimin e trajnerit portugez.

Te Manchester Unitedi i ri që do të punojë nën urdhërat e Jose Mourinhos, nuk do të ketë vend për mesfushorët Juan Mata dhe Bastian Schweinsteiger.

Njoftimin e ka dhënë sot Daily Record, derisa duke u bazuar në burimet e saja brenda Unitedit ka bërë të ditur se dyshja në fjalë janë të tepërt për kërkesat e Mourinhos te Manchesteri i ri.

Gjithashtu, Marcos Rojo e Daley Blind, janë në dyshim nëse do të mund të mbijetojnë te Manchesteri i Mourinhos.