Anësori i Manchester United, Juan Mata, thotë se ata nuk duan që të besojnë se lufta për titull ka mbaruar.
Spanjolli bëri diferencën mbrëmë në fitoren ndaj Watfordit me një gjuajtje të lirë.
“Liga Premier nuk është e lehtë dhe kurrë nuk përfundon deri në ndeshjen e fundit. Ne duhet të luftojmë deri në fund, fituam një lojë të madhe ndaj Arsenalit dhe sërish dolëm fitimtarë”.
“Ne jemi në një ecuri të mirë përderisa rivalët kanë probleme. Ne duhet ta shfrytëzojmë situatën sepse asgjë nuk ka mbaruar ende”, deklaroi ai. /Telegrafi/