Telegrafi

Masakra e tmerrshme dhe e panevojshme, në Ishujt Faroe vriten afro 1.500 delfinë në kuadër të gjahut tradicional

Madje edhe ata që me çdo kusht mbrojnë “gjuetinë” tradicionale të balenave në Ishujt Faore, kanë dënuar të dielën “masakrën e tmerrshme dhe të panevojshme” të afro 1.500 delfinëve, që janë dërguar në ujërat e cekëta të plazhit Skalabotnur në ishullin Ejsturoi, ku për orë të tëra janë lënë pa para se të vriteshin.

Grupi Sea Shepherd që nga vitet e 80-ta udhëheq fushatën për të luftuar “gjuetinë” tradicionale, pretendon se këtë javë është kryer “vrasja më e madhe e delfinëve dhe balenave në histori të këtij vendi”, transmeton Telegrafi.

Përmasat e vrasjeve ishin të tilla sa që banorët e Ishujve Faroe e konsiderojnë e konsideronin gjahun si trashëgimi kulturore, janë ankuar për ndotje të ujit.

“Më vjen për të vjell kur shoh kaq shumë gjak”, ka thënë një komentues në ueb-faqen lokale, kurse një tjetër e ka përshkruar masakrën si “shumë të tmerrshme”. /Telegrafi/