Sot në mbrëmje, mos flini pa bërë një maskë si kjo
Me kalimin e viteve dhe me shfaqjen e rrudhave të para në fytyrë, të gjithë fillojnë të kërkojnë çelësin për “rininë e përjetshme”, ose të paktën për atë që zgjat edhe për ca vite të mira
Ndonëse kjo nuk është e mundur, kujdesi për lëkurën duhet të jetë pjesë e rutinës së përditshme dhe rezultatet, sidoqoftë s’do t’ju zhgënjejnë.
Fillojeni me një maskë të thjeshtë që ngadalëson plakjen, për të cilën nuk është e nevojshme të lini gjysmën e rrogës mujore.
Ju duhet vetëm pak kakao, kos, mjaltë dhe lëng limoni, shkruan Women’s Health.
Përziejini disa minuta të gjithë përbërësit bashkë, deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme.
Aplikojeni maskën e përfituar në fytyrë dhe në zonën e qafës dhe mbajeni atë deri sa të thahet në lëkurë.
Më pas, mjafton thjesht të pastroni lëkurën me një letër të lagur dhe ta shpëlani me ujë të ngrohtë.