Aktorja e famshme ka ten tepër të bukur falë maskave me përbërës vlerash të larta nutritive, të cilat vetë i përzien në shtëpi dhe i bën kombinimet të cilat ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën e fytyrës
Në të vërtetë, Halle përzien një lugë jogurt grek dhe po aq mjaltë.
Mjalti është i njohur në ritualet e vjetra për kurën e lëkurës, sepse ushqen dhe ka një sërë përfitimesh anti-rrudhë, ndërsa jogurti freskon dhe hidraton dhe bën piling të butë.
Halle nganjëherë në këtë përzierje shton disa pika klorofili, i cili pengon inflamacionin dhe aknet në lëkurë, transmeton Telegrafi.
Nëse vëren tharje më të madhe të fytyrës, Halle në recetë shton edhe avokado, në formë pikash.
Aktorja në fytyrë këtë maskë e vë pesëmbëdhjetë minuta, jo rrallë e vë edhe gjatë bërjes dush, ndërsa poret janë të hapura.
Ky ritual konsiderohet kyç për bukuri dhe cilësi të lëkurës.
Dhe mos harroni dekoltenë, njerëzit shpesh e harrojnë. Maska më së miri është aplikohet në dekolte – ka theksuar Berry për Mindbodyandgreen. /Telegrafi/