Dy gjigantët e Ligës Premier, Manchester United dhe Manchester janë pjesë e një skandali të madh për mashtrimin e moshave të lojtarëve të akademisë.
Sipas mediumit The Telegraph, United dhe City janë nën hetim pas shqetësimeve mbi moshat e vërteta të disa lojtarëve të akademisë me origjinë të huaj.
Dëshmitë e fundit kanë dalë në sipërfaqe, duke vënë në dyshim moshat zyrtare të gjashtë futbollistëve që u transferuan në Britaninë e Madhe vitet e fundit.
🚨 𝗡𝗘𝗪: #ManCity and Man United are facing a potential age-cheating scandal involving some foreign-born academy players.
Evidence casts doubt on at least three players.
📰 via @TeleFootball pic.twitter.com/5XzcPlTh9Q
— City HQ (@City_HQs) March 19, 2025
Mes tyre, tre kanë përfaqësuar Anglinë në nivelin e të rinjve.
Fotot thuhet se tregojnë këta lojtarë që konkurrojnë në grupmosha dukshëm më të mëdha në vendet e tyre të origjinës, duke ngritur dyshime se disa në fakt mund të jenë të rritur dhe jo fëmijë.
Nëse vërtetohet, skandali mund të ketë implikime serioze për të dy klubet dhe integritetin e proceseve të tyre të rekrutimit në akademi. /Telegrafi/