Ajo kërkon nga fermat që të mos e kërkojnë mashkullin e përsosur, por të zgjedhin atë që iu përshtatet.
Gottlieb thotë se besimi se ekziston mashkulli ideal është vetëm një mit, ndërsa për këtë fajëson filmat romantikë të cilët i nxisin femrat të kërkojnë dashuri të tillë.
Problemi i femrave, sipas Gottlieb, është se e teprojnë me idealizimin e martesës, ndërsa, gjithmonë sipas autores, ideja e dashurisë romantike është thjeshtë një fantazi e cila i bën femrat të lumtura në momentin kur mendojnë për diçka të tillë. /Telegrafi/