Masazhin e kokës dhe të tëmblave mund ta bëni edhe vetë, por është më mirë që t’ju ndihmojë partneri apo partnerja. Duhet ta vëni kokën në krahë të partnerit i shtrirë në shpinë, por mund të rrini edhe ulur dhe i kthyer me shpinë nga partneri. Masazhin fillojeni nga tëmblat. Lëvizjet të jenë të lehta dhe rrethore. Bëni masazhin 3 minuta dhe kujdesuni që lëkura të mos irritohet shumë, sepse atëherë masazhi nuk mund të bëhet i pakëndshëm. Partneri duhet të prekë në tëmbla aty ku gjendet një “gropë e vogël”.
Pas masazhit duhet me maje të gishtave tregues të shtrëngoni atë pikë. Do të keni ndjenjën se dhembja në çastin e parë po shtohet, por pastaj lehtë fillon të largohet. Pas këtij masazhi bëni masazhin pjesës së kokës mbi ballë. Partneri duhet me shuplakë ta kapë kokën ashtu që vetëm gishtat e mëdhenj të jenë të lirë. Fillojani me lëvizje rrethore, pastaj vazhdoni me maje të gishtave lehtë në drejtim majës së kokës. Bëni masazh kësaj pjese të kokës 3 minuta, pastaj me majat e gishtave të mëdhenj në vendin ku ata bashkohen mbi ballë shtrëngoni lehtë disa sekonda.
Dhembja e kokës tashmë do duhej të pushonte. Nëse akoma keni dhembje, vazhdoni me masazhin e majës së kokës dhe të pjesës së qafës. Majës së kokës gjithashtu duhet bërë masazh me lëvizje rrethore, ndërsa masazhi i qafës bëhet njësoj si edhe masazhi mbi ballë (me lëvizje rrethore të gishtave të mëdhenj).
Pas këtyre masazheve lodhja dhe nervozizmi do të pushojnë. /Telegrafi/