Site icon Telegrafi

Masazh për të joshur partnerët

1. Nëse ai/ajo ka nevojë shlodhet

Përgatisni një përzierje me bimë dhe lule shplodhëse dhe që largojnë stresin si kamomili, rozmarinë, trëndafili, jargavan dhe sherbelë. Gjethet hidhini në një enë me 200 ml. Ujë dhe ziejini për 10 minuta, më pas lërini të ftohen. Masën mund ta përdorni për të masazhuar zonat e buta. Në këtë mënyrë do të largohet tensioni i akumuluar, dhe lëkura do të mbetet e butë dhe e shkëlqyeshme. Masazhoni shpinën duke lejuar majat e gishtave te masazhojnë mbi vertebrat, duke ushtruar pak presion me pëllëmbët e duarve në anët e shpinës dhe të ijeve. Kaloni te shpatullat, në të cilat rrëshqisni duart para dhe pas për rreth 5 minuta, që më pas të masazhoni qafën me majat e gishtave, në drejtimin vertikal.

2. Nëse ai/ajo ka nevojë të rizgjohet

Me stimuj të lehtë, lëvizje të qeta dhe shlodhëse prekni lehtë lëkurën, duke insistuar me muskujt e shpinës, në mënyrë që të ulni tensionin dhe ç’tendosni muskujt. Më pas vazhdoni me prekje më energjike, duke e shtypur lëkurën me duar dhe me majat e gishtave. Përfundoni duke ‘rrahur’ shpinën, me grushte apo me pëllëmbët e hapura, me drejtimin nga poshtë lart.

3. Nëse ka nevojë për energji

Vendosni majat e gishtave në qendër të shputës së këmbëve dhe me gishtat e tjerë masazhoni pjesën përreth thembrës dhe kaviljes, duke masazhuar energjikisht me majat e gishtave. Kapini gishta nga thoi dhe masazhojini gishtat me lëvizje rrethore. Përfundoni masazhin e këmbëve duke bërë të njëjtin veprim me të gjithë gishtat e këmbëve.

Masazhi që hap portat e kënaqësisë

Masazhet e dashurisë më të famshmet së fundmi vijnë nga parajsa e ishujve Havai, dhe është emërtuar Lomi Lomi. Ky masazh transmeton harmoni dhe riekuilibron nervat duke larguar stresin, përmirëson funksionimin e sistemit limfatik, imunitar, të qarkullimit të gjakut si dhe të frymëmarrje. Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se ky masazh nxit dëshirat seksuale. Zakonisht përdoren gurë të ngrohur që vendosen mbi trup dhe me to masazhohet lehtë të gjitha zonat e buta të trupit.
Gjatë këtij masazhi është shumë e rëndësishme që të dy partnerët të mos mendojnë asgjë, të përqendrohen vetëm tek njëri-tjetri dhe lëvizjet që zhvillohet gjatë këtij procesi. Asnjëherë nuk duhen të bëni lëvizje të shpejta apo forta.

Esenca për një banjë e ngrohtë

Mos mendoni për një dush të shpejtë, por drejtojuni vaskës me ujë të ngrohët në të cilën janë hedhur vajra dhe esenca afrodiziakë dhe aromatike. Fillimisht ledhatoni pjesën e ballit dhe sipër kokës, më pas tëmthat dhe qafën, për të përfunduar me pjesën pas kokës dhe veshët. Për të përfunduar masazhin në vaskë duhet të kaloni në një fazë tjetër, qëndroni në vaskë për disa minuta dhe ledhatoni me majat e gishtave me lëvizje në formë rrathësh lëkurën e kokës. Më pas përkëdhelni flokët me të dyja duart, duke tërhequr lehtë flokët për lartë.
Pas këtij masazhi gjithçka do të përfshihet në një dimension tjetër.

Exit mobile version