Telegrafi

Masat e reja në Itali, Smalling vendos ta marrë vaksinën antiCOVID-19

(Foto: Instagram/smalling)

Mbrojtësi i Romës, Chris Smalling, është pajtuar që të vaksinohet kundër COVID-19, përndryshe nuk mund të luajë në Serie A.

Futbollisti anglez është njëri nga pak lojtarët në kampionatin italian që akoma nuk e kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Mirëpo, ndryshimi i masave në Itali nga kjo javë, nënkupton se vetëm ata me së paku një dozë vaksine mund të hyjnë në zvhveshtore dhe kështu do të mund të luajnë në Serie A, B ose C.

Sky Sports News njofton se Smalling është pajtuar ta marrë vaksinën, ashtu që pritet të jetë në dispozicion kundër Milanit në ndeshjen e të enjtes.

Në një konferencë për shtyp, trajneri Jose Mourinho deklaroi se e respekton vendimin dhe privatësinë e lojtarëve, mirëpo kur është fjala për ligjin, atëherë të gjithë futbollistët dihet ta respektojnë në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre dhe të luajnë futboll. /Telegrafi/