Panamaja gjatë javës së ardhshme do të aplikoj sërish kufizimin e lëvizjes, duke kërkuar nga meshkujt dhe femrat që të bëjnë “shoping” ndarazi në prag të festave të fundvitit dhe atë në ditë të ndryshme, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Luis Sukre, shkruan Reuters.
Kufizimet janë të ngjashme me ato që Panamaja i ka vënë në zonat më të goditura të vendit nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
“Nga e hëna – përkatësisht nga 21 dhjetori, me qëllim zvogëlimin e mobilizimit, blerjet do të kryhen bazuar në gjini”, ka shtuar Sukre gjatë një paraqitje të drejtpërdrejte televizive.
Megjithatë, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, do të vlejë karantina e plotë për të dy gjinitë.
Autoritetet e këtij vendi të premten kanë regjistruar 3.348 raste të reja me COVID-19, si dhe 42 tjerë që kanë humbur jetën nga infeksioni që është një shifër rekord. /Telegrafi/