Një person i armatosur qëlloi dhe vrau pesë burra dhe një grua në një qendër private rehabilitimi në Meksikën perëndimore, thanë autoritetet lokale.
Zyra e prokurorit në shtetin perëndimor të Jalisco tha se sulmi ndodhi në lagjen Tlakepaque, një periferi e Guadalajara, raportoi ap.
Jalisco është shtëpia e kartelit të drogës me të njëjtin emër dhe shteti ka parë shkëmbime zjarri dhe vrasje midis fraksioneve rivale të kartelit të Guadalajara për shumë vite.
6 personas fueron asesinadas dentro de un centro de rehabilitación en la colonia La Cofradía en #Tlaquepaque, #Jalisco. Una camioneta derribó el portón del lugar y disparó contra las personas que se encontraban ahí. pic.twitter.com/a1NH53JSBP
— Ciro Gómez Leyva (@CiroGomezL) July 26, 2022
Në sulm kanë marrë pjesë disa persona, por prokuroria nuk ka dhënë më shumë informacion dhe as nuk dihet motivi i këtij krimi.
Kartelet e drogës kanë sulmuar qendrat e rehabilitimit më parë, kryesisht për të vrarë përdoruesit e drogës ose tregtarët e lidhur me bandat rivale.
Dy vjet më parë, në shtetin Guanajuato, një sulmues vrau 27 persona në një qendër rehabilitimi. /Telegrafi/