Telegrafi

Martohuni me agronom për të mos përjetuar ndarje

Hulumtimi i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se agronomët, dentistët, pediatrit dhe oftalmologët rrezikojnë për 2-7% për t’u shkurorëzuar.

Nga ana tjetër, valltarët, koreografët, masazhuesit dhe banakierët, janë për 40% të prirë për t’i dhënë fund martesës.

Por as motrat medicinale, psikiatrit dhe kujdestarët e pleqve dhe personave me aftësi të kufizuara, po ashtu nuk qëndrojnë aq mirë, ata janë të prirë për 29% për t’u divorcuar.

Më poshtë janë rezultatet në përqindje për rrezikun nga ndarja te personat e profesioneve të ndryshme:

Valltarët dhe koreografët: 43.05 %
Banakierët: 38.43 %
Masazhuesit: 38.22 %
Motrat medicinale, psikiatrit dhe kujdestarët e pleqve dhe personave me aftësi të kufizuara: 28.95 %
Sportistët: 28.49 %
Portierët: 28.43 %
Reklamuesit: 28.10 %
Kamerierët: 27.12 %
Ndihmësit shtëpiakë: 26.38 %
Kuzhinierët: 20.10 %

/Telegrafi/