Telegrafi

Martinez tregon arsyejet pse ftoi Januzajn në Botëror: Është talent i madh, presim shumë nga ai

SAO PAULO, BRAZIL - JUNE 26: Adnan Januzaj of Belgium and Yun Suk-Young of South Korea compete for the ball during the 2014 FIFA World Cup Brazil Group H match between South Korea and Belgium at Arena de Sao Paulo on June 26, 2014 in Sao Paulo, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)

Adnan Januzaj ka marrë ftesë dhe do të jetë në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Belgjikës.

Talenti i madh nga Kosova fillimisht ishte në listën e gjerë të Belgjikës, ndërsa pati paraqitje shumë të mira në ndeshjet miqësore.

Kjo bëri që trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ta përfshijë në listën finale për Rusia 2018.

Martinez beson shumë në Januzajn dhe për këtë ka folur edhe në konferencën për shtyp.

Roberto Martinez (Getty Images)

44-vjeçari ka thënë se Januzaj është një talent i madh dhe presin shumë nga ai.

“Adnan Januzaj është një talent i vërtetë në situatat një me një”, u shpreh Martinez.

“Ai do të na sjellë freski, presim shumë nga Januzaj”, deklaroi Martinez.

Adnan Januzaj gjatë një ndeshje me Sociedadin në La Liga (Getty Images)

Januzaj nuk kishte luajtur për Belgjikën që nga nëntori i vitit 2014.

23-vjeçari ka pasur një stinor mjaftë të mirë me Sociedadin ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/