Telegrafi

Martinez: Kemi provuar ta fitojmë Botërorin, këta futbollistë bën histori me Belgjikën

Belgjika (Getty Images)

Roberto Martinez ka folur pas fitores së Belgjikës ndaj Anglisë, e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Belgjika ka arritur të fitojë medaljen e bronztë pas fitores ndaj Anglisë dhe sipas trajnerit Martinez kjo është një arritje historike për këtë grup futbollistësh.

Lexo po ashtu Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë

“Ne kemi kërkuar të fitojmë Kupën e Botës. Kur ju mposhtni Brazilin dhe futeni në gjysmëfinalen, fokusi duhet të jetë të përpiqeni të fitoni Kupën e Botës, por duhet të jeni realist kur të përfundoni turneun dhe shikoni prapa”, ka thënë fillimisht Martinez.

Belgjika stoliset me medaljen e bronztë (Getty Images)

“Këta lojtarë e kthyen historinë në Belgjikë dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi. Këta lojtarë meritojnë të kenë këtë fitore”.

“Brezi i ‘Meksikë 86’ krijoi një frymëzim të vërtetë dhe një vizion të vërtetë për të gjithë futbollistët në Belgjikë”.

Futbollistët që shkruan historinë e Belgjikës (Getty Images)

“Tani ky grup lojtarësh e mposhti atë dhe kjo është historike. U deshën 32 vjet të jenë në gjendje që të jenë në këtë pozitë, kështu që ka kënaqësi reale dhe sukses të vërtetë”.

Lexo po ashtu Belgjika barazon rekordin e Francës dhe Italisë, dhjetë lojtarë të ndryshëm shënuan në 'Rusia 2018'

“Është tek mënyra si ne kemi arritur pasi futbolli që luajtëm është futbolli belg, është marka jonë. Dhe bashkimi dhe fleksibiliteti që kemi treguar taktikisht, tregon atë që duam të bëhemi një komb futbollist”.

“Ka qenë një udhëtim shumë i mirë, një udhëtim me të vërtetë i suksesshëm, por në futboll ju duhet të shikoni përpara dhe të përpiqeni të përmirësoni në rastin e ardhshëm që kemi”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/