Martin Odegaard është bërë pothuajse si i harruar nga Real Madridi edhe pse mesfushori norvegjez u lakmua nga klubet më të mira në botë kur ishte 15-vjeçar.
Ishte Real Madridi që fitoi garën për nënshkrimin e tij, por ai nuk ka përparuar ashtu siç pritej.
Ai bëri debutimin e tij për klubin si një 16-vjeçar, por ajo mbetet paraqitja e tij e vetme për klubin deri më tani.
Norvegjezi i ka kaluar tre sezonet e fundit huazim dhe aktualisht është te Real Sociedad.
Odegaard, tani 20 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të mirë në La Liga këtë sezon.
Sot ai e ka dhënë një nga asistimet më të mira të sezonit deri më tani.
Në minutën e 19-të, ai mori topin në mesfushë dhe e nxori nga loja një lojtar kundërshtar, për ta dhënë një pasim të përsosur për Mikel Oyarzabal.
https://twitter.com/RelsSays/status/1177302665795121157
Spanjolli e kishte detyrim ta dërgonte topin në rrjetë. /Telegrafi/