Meshkujt e martuar janë tri herë më të rrezikuar që të vuajnë nga kilogramët e tepërt, në raport me meshkujt e pamartuar.
Shoqata greke për mbipeshën ka ardhur në përfundim se kilogramët e tepërt rreth barkut janë problemi kryesor i çifteve martesore, ndërsa deri te këto rezultate është arritur pasi janë bërë hulumtime te 17.341 persona të moshave ndërmjet 20 dhe 70 vjeç.
Fajtorë për dhjamin e grumbulluar rreth barkut, shkencëtarët e konsiderojnë kohën që çiftet e kalojnë së bashku para televizorit pasi të hanë ushqim, ndërkohë që edhe aktiviteti i dobët seksual ndikon në mosshpenzimin e kalorive të tepërta.
Veç kësaj, çiftet martesore ushtrojnë shumë më pak se para martesës, teksa të pamartuarit i kushtojnë më tepër rëndësi dukjes së tyre dhe ushtrojnë më shumë ashtu që të kenë paraqitje më të mirë para gjinisë së kundërt.
Të përmendim vetëm rezultatet e një studimi te realizuar vitin e kaluar, sipas të cilave 22% e femrave të porsamartuara (participante në studim) për një kohë të shkurtër kishin shtuar mesatarisht nga nëntë kilogramë. /Telegrafi/