Site icon Telegrafi

Martesa mes moshës 28-32 vjeç shmang divorcin

Sociologët kanë renditur disa arsye se pse martesa mes moshës 28 dhe 30 vjeç është e duhura. Një nga arsyet sipas tyre është sepse në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet kanë të përbashkëta me njeri-tjetrin e mundte nisin jetën bashkë apo marrëdhënia e tyre është momentale.

Një arsye tjetër mjaft e rëndësishme lidhet me qëndrueshmërinë financiare. Në këtë moshë njerëzit bëjnë zgjedhje të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë përgjegjësi e mundësi financiare.

Diçka tjetër pozitive në këtë moshë, është që njerëzit nuk janë shumë të vjetër sa të mos përshtaten me ndryshimet që të sjell martesa në stilin e jetesës apo qëllimet e jetës.

Njerëzit në këtë moshë sipas studimit, nuk kanë ish-partnerë apo fëmijë të tjerë që mund të prish in marrëdhënien e tyre ,të ndikojnë në kohën e tyre apo në raportet e besnikërisë.

Wolfinger shprehet se njerëzit të cilët i kanë kaluar të 30-at përballen me bashkëshortë të mundshëm, që përjashtojnë individë të cilët kanë më shumë mundësi të shkojnë mirë në një martesë, e si rezultat janë të predispozuar për një martesë të dështuar.
 

Exit mobile version