Rezultatet e hulumtimeve më të reja nga University Brigham Young janë interesante sepse nuk përshtaten me studimet e mëhershme të cilat kanë treguar se njerëzit e martuar janë më të shëndoshë sesa beqarët. Duket se martesa e keqe do të ndikoj në mënyrë të papërshtatshme në shtypjen e gjakut.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 205 persona të martuar dhe 99 beqarë. Të anketuarit kanë bartur një pajisje e cila kohë pas kohe gjatë 24 orëve të bartjes ua ka matur shtypjen e gjakut, derisa personat të cilët kanë qenë në bashkëshortësi para bartjes së pajisjes kanë plotësuar një pyetësor.
Analizat kanë dëshmuar se personat të cilët kanë shprehur kënaqësi me jetën e tyre bashkëshortore kanë pasur shtypje të ulët të gjakut, e ata të cilët kanë qenë të pakënaqur kanë pasur shtypje të lartë të gjakut, e madje edhe më të lartë se beqarët. Gjatë ditës shtypja e tyre e gjakut është ngritur deri në kufirin i cili ka qenë për brengosje.
“Mendoj se ky studim meriton vëmendje të veçantë”, ka thënë psikiatria dhe psikologja Karen Matthews nga University of Pittsburgh.
Në fakt, studimet e mëhershme të cilat kanë tentuar të zbulojnë se çfarë e ngrit shtypjen e gjakut kanë marrë parasysh statusin martesor, por jo edhe kualitetin e marrëdhënieve në mes të partnerëve.