Site icon Telegrafi

Martesa bizare në Indi, nusja ndërron jetë në ditën që po martohej – dhëndri martohet me motrën e vogël të ndjerës

Një vajzë e re në Indi ka ndërruar jetë në ditën kur ajo po martohej, kështu dhëndri vendosi që në vend të saj të martohet me motrën e saj më të re.

Trupi i pajetë i nuses së pafat Surbi ka qëndruar i shtrirë në dhomë, derisa dyshja po martoheshin në Etavah në shtetin indian Utar Pradesh, transmeton Telegrafi.

Surbi kishte pësuar sulm në zemër derisa po mbante lulet pranë bashkëshortit Mandzes Kumar, që është pjesë e ceremonisë hinduse gjatë martesave.

Mjeku i fshatit më të afërt ishte telefonuar për ta ndihmuar, por ai për fat të keq nuk kishte mundur të bëjë asgjë – pasi ajo tashmë kishte ndërruar jetë.

Vëllai i Surbinit ka bërë të ditur se të dy familjet ishin ulur për ta shqyrtuar rastin, dhe se dikush kishte propozuar që motra e vogël e të ndjerës – Nisha të martohet për dhëndrin.

E pas ceremonisë martesore, Surba është varrosur ku të pranishëm ishin të gjithë dasmorët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version