Site icon Telegrafi

Marshi i kampionëve – City shkelë edhe Swansean (Video)

Manchester City ka triumfuar ndaj Swanseas në duelin që u zhvillua në Uells me rezultat të thellë 3-0.

Pjesa e parë ishte e flaktë për mysafirët, pasi David Silva gjeti golin e tretë në tri ndeshje rresht për të shënuar për 1-0 (27’).

Deri në fund të pjesës së parë ishte Kevin De Bruyne ai që shënoi për 2-0 (34’).

Në pjesën e dytë City vazhdoi me dominimin dhe David Silva sërish gjeti golin duke shënuar për 3-0 (52’).

Deri në fund vendasit nuk patën ndonjë mundësi për t’u rikthyer në këtë takim. City shtoi në fund edhe golin e katërt me Agueron.

https://twitter.com/FootballBus1/status/941052458759065602

City kështu ka demonstruar edhe një herë fuqinë dhe lidershipin e pakontestueshëm në maje të tabelës.

Citizens kanë 49 pikë në maje të tabelës me 11 pikë më shumë se Manchester United që është në vendin e dytë me 38 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/EGalantiniMCFC/status/941057595120472069

Exit mobile version