Telegrafi

Marseille – PSG, formacionet e mundshme të klasikes së Francës

Olympique Marseille – Paris Saint Germain është ndeshja më e madhe e futbollit në Francë.

Dy gjigantët francezë do të përballen sot mes vete me fillim nga ora 20:45 në Stade Veledrome të Marseilles.

Marseille dhe PSG janë dy skuadrat me rivalitetin më të madh, në fushë dhe jashtë saj.

Kjo do të jetë ndeshja e 101-të e ‘Le Classique’ që këto dy skuadra e zhvillojnë mes vete.

Bilanc më të mirë deri më tani ka PSG me 45 fitore kundrejt 33 të Marseille dhe 22 ndeshje të tjera kanë përfunduar pa fitues.

Në 100 ndeshje të zhvilluara deri më tani, PSG ka shënuar 145 gola, derisa Marseille ka tundur 118 herë rrjetën ndaj parisienëve.

Formacionet e mundshme:

Olympique Marseille: Lopez, Saliba, Caleta-Car, Peres, Lirola, Kamara, Guendouzi, De la Fuente, Gerson, Payet, Milik.

PSG:  Navas, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Herrera, Verratti, Gueye, Di Maria, Mbappe, Messi.

/Telegrafi/