Pas shumë spekulimeve dhe hamendësimeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka lëshuar një komunikatë për media se ku do të zhvillohet ndeshja që vendos edhe për titullin e kampionit.
Prishtina dhe Drita nuk do të zhvillojnë takimin e fundit kampional në stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Në një shkresë të siguruar prej Telegrafit, e cila i referohet marrëveshjes mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), shkruhet se nuk do të mund të zhvillohen takimet pa pranim teknik nga ana e zyrtarëve të saj.
Në pikën e katër të marrëveshjes, konkretisht thuhet se “pas përfundimit, stadiumi gjithashtu do të duhet të kalojë nëpër inspektim dhe certifikim nga Ministria dhe Komuna. Ky proces zgjat deri në 10 ditë. Asnjë ndeshje nuk mund të luhet para mesit të korrikut”.
Prandaj, sipas “kontratës për të gjitha veprimet në mos implementimin e projektit apo dështimin e implementimit janë në pjesën e kontratës tek kushtet e veçanta të kontratës Neni.43.ku duhet te adresohet përgjegjësia penale dhe ligjore mbi dështimin e projektit, në rast se vjen deri tek një gjë e tillë”.
Theksojmë se një ndër alternativat tjera janë stadiumi i Feronikelit, Trepçës si dhe Besës.
Ndryshe, Drita zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tre pikë më shumë se Prishtina, e cila për të fituar trofeun duhet të triumfoj me dy gola diferencë. /Telegrafi/