Telegrafi

Marrëdhëniet e Spalletit me De Lautrentiisin janë dëmtuar shumë – trajneri kampion do të largohet nga Napoli

Trajneri italian Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli në fund të sezonit, edhe pse i solli klubit titullin e parë të kampionatit italian pas 33 vitesh, shkruan Corriere della Sera.

Marrëdhënia e Spallettit me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk është në nivelin e duhur, madje sipas mediumit është e rëndë.

Kontrata e trajnerit të suksesshëm me kampionin e ri të Italisë ishte nënshkruar më parë deri në verën e vitit 2024.

Megjithatë, De Laurentiis nuk e ka uruar Spallettin për fitimin e titullit dhe as e ka përmendur një herë në planet për festën e kampionatit.

Corriere dello shkruan se ai do të largohet patjetër nga Napoli në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Spalletti në prag të largimit nga Napoli: Katër pasues të mundshëm, përfshirë Conte dhe Benitez

Për kujtesë, Spalletti është në Napoli që nga qershori i vitit 2021 dhe ka fituar 60 ndeshje nga 93.

Në listë për pasardhësit e tij të mundshëm janë: Antonio Conte, Rafael Benitez, Gian Piero Gasperini dhe Vincenzo Italiano.

 

Meqë ra fjala, Napoli deri në fund të sezonit do të luajë edhe tre ndeshje të tjera në Serie A.

Të dielën do të presë Interin në një derbi të madh dhe në dy xhirot e fundit do të luajë kundër Bolognas dhe Sampdorias. /Telegrafi/