Site icon Telegrafi

Marrëdhëniet në pikën më të ulët – Amorim dhe Rashford ndërpresin çdo komunikim

Marrëdhënia e Ruben Amorimit me Marcus Rashford është përkeqësuar deri në atë pikë sa trajneri i Manchester United nuk komunikon më drejtpërdrejt me lojtarin, përveçse kur i drejtohet të gjithë skuadrës, shkruan The Guardian.

Pavarësisht stërvitjes me ekipin e parë, Rashford është paraqitur në vetëm një ndeshje që nga mesi i dhjetorit, ku ishte zëvendësues , por nuk u fut fare në lojë.

Komentet e Amorimit pas fitores në Fulham zbuluan qëndrimin e tij, duke deklaruar se ai do të zgjidhte më mirë trajnerin e portierëve Jorge Vital sesa një lojtar që nuk po jep gjithçka.

Kjo vërejtje erdhi si përgjigje ndaj pyetjeve në lidhje me rikthimin e mundshëm të Rashford në formacion.

Rashford ka shprehur më parë dëshirën për një ‘sfidë të re’ dhe si ai ashtu edhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e ndarjes gjatë afatit kalimtar aktual.

Lexo po ashtu Rio Ferdinand këshillon Rashfordin ta ‘kërcënojë’ me padi trajnerin Ruben Amorim

Megjithatë, me më pak opsione në dispozicion, mbetet e pasigurt nëse sulmuesi do të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version