Marc Marquez ia ka dalë me sukses të mbrojë titullin kampion bote në Moto GP, pasi ka siguruar titullin kampion për vitin 2018, në saj të triumfit në garën e Motegit.
Piloti spanjoll i Hondës menaxhoi mjaft mirë garën, ndërsa përfitoi edhe nga fakti që rivali i tij kryesor, Andrea Dovizioso gaboi dhe doli nga pista, pak xhiro larg fundit.
Triumfi i Marquez bëhet edhe më i bukur, pasi vjen në garën e shtëpisë, për motorin që ai drejton, Hondën, ndërsa në Motegi u ngjitën në podium edhe Crutchloë e Rins, me Valentino Rossin që u rendit i katërti.
Marc Marquez arrin kështu të fitojë titullin e pestë kampion në Moto GP dhe të shtatin duke llogaritur edhe ato në garat 125 CC dhe Moto2, ndërsa vlen të theksohet se kanë mbetur ende edhe 3 gara, që të mbyllet ky sezon. /SS/