Telegrafi

Marotta thotë se Spalletti do jetë trajner edhe në sezonin e ardhshëm

Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, është pyetur edhe për të ardhmen e Luciano Spallettit.

Ai ka konfirmuar se trajneri italian do të jetë pjesë e zikaltërve edhe në sezonin e ri, duke i hedhur kështu poshtë zërat për emërimin e Antonio Contes.

“E keni zgjedhur tashmë trajnerin për sezonin e ardhshëm? Është Spalletti, ai ka një kontratë, ne jemi të lumtur”, ka thënë Marotta.

Spalletti ka qenë pjesë e Interit që nga 2017 dhe kontrata e tij i skadon në vitin 2021.

Klubi nga Milano u kualifikua në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ndërsa është në rrugë të mirë për ta arritur edhe sivjet. /Telegrafi/