Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, në një intervistë për Rai Sport, ka shtyrë çdo vendim lidhur me të ardhmen e Mauro Icardit për në fund të sezonit.
“Vlerësimet do të bëhen në momentin e duhur, për ne është një lojtar i rëndësishëm, por përcaktuese do të jetë edhe dëshira e tij”, theksoi Marotta.
Më pas ai u ndal të fliste edhe për trajnerin aktual të zikaltërve Luciano Spalletti.
“Është e drejtë që t’i japim besim Spallettit, ka krijuar një strukturë në skuadër, zërat për Conten lindin nga fakti që ai është një trajner fitues dhe është në tregun e transferimeve, por Spalletti ka edhe dy vite kontratë me Interin”, deklaroi Marotta.
Aktualisht Interi ka 60 pikë në vendin e tretë, pesë më shumë se Milani dhe gjashtë se Roma. /KP/