Site icon Telegrafi

Maroku për herë të parë në çerekfinale të Kupës së Botës, festë e madhe në qytetet e këtij vendi

Maroku bëhet përfaqësuesja e katërt afrikane që arrin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Një sukses historik për këtë kombëtare, që arriti të eliminonte Spanjën, kampione bote në vitin 2010, pas ekzekutimit të penalltive.

Më herët, nga Afrika kanë mundur të prekin çerekfinalet Kameruni (1990), Senegali (2002) dhe Gana (2010).

Tifozët e Marokut dolën nëpër rrugët e qyteteve, me flakadanë e fishekzjarrë në duar, për t’iu gëzuar një suksesi kaq të madh, të pa përjetuar më parë.

Maroku ka një skuadër të fortë këtë vit në Katar 2022 me emra si Hakim Ziyech, Achraf Hakimi, Bono, Youssef En Nesyri, Noussair Mazraoui dhe Sofyan Amrabat. /Telegrafi/

Exit mobile version