Site icon Telegrafi

Maroku befason të gjithë me një fitore të madhe ndaj Belgjikës

Maroku ka shënuar fitore të madhe ndaj Belgjikës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit F në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Përfaqësuesja afrikane ka befasuar të gjithë me një fitore ndaj belgëve në takimin e zhvilluar në Al Thumama Stadium.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të belgëve, por edhe marokenët patën rastet e veta.

Në fakt Maroku e gjeti golin në minutën e fundit të pjesës së parë, por VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në pushim baras 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja përfaqësueset që patën rastet e veta, por vetëm marokenët gjeten golin.

Goli i parë për Marokun erdhi në minutën e 73-të dhe ishte Abdelhamid Sabiri, i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit për 1-0.

Deri në fund, Belgjika provoi ta barazojë rezultatin, por përsëri ishin marokenët që shënuan me anë të Zakaria Aboukhlal, i cili vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Maroku e sheh veten në pozitën e parë me katër pikë, ndërsa Belgjika e dyta me tri pikë.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Belgjika ndeshet me Kroacinë, ndërsa Maroku me Kanadanë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1596875421387476999

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1596880130638741504

 

Exit mobile version