Manchester City ka kompletuar transferimin e sulmuesit egjiptian Omar Marmoush nga Eintracht Frankfurt për shumën e 75 milionë eurove.
Sulmuesi egjiptian u bë nënshkrimi më i ri i Manchester Cityt , nuk mund të ndalonte së menduari se do të punojë punuar nën drejtimin e Pep Guardiolës .
Duke folur pasi transferimi i tij nga Eintracht Frankfurt u njoftua zyrtarisht, Marmoush shpjegoi se për të punuar me Pep Guardiolën ka qenë ëndrra e tij.
“Kjo puna me Pep Guardiolën ishte një nga motivet më të mëdha për të pranuar ofertën e Cityt”.
“Pep është një trajner që zhvillon lojtarë dhe kam gjetur se çdo lojtar gjithmonë mund të bëhet më i mirë”.
“Gjithmonë ka disa fusha ku mund të bëhesh më i mirë dhe unë dua të mësoj prej tij, të marr të gjitha njohuritë e tij, sepse ai është një nga trajnerët më të mirë në histori do të thoja.
“Është një nder që ai tregoi interes për mua dhe më mori në këtë ekip dhe mezi pres të jap më të mirën në fushë”, deklaroi Marmoush. /Telegrafi/