Çfarë nënkupton në përgjithësi ky program?
Nëse nuk e keni parë deri para pak kohe, atëherë fotografitë e aktorit të Hollywoodit, Mark Wahleberg (48) do t’ju befasojnë tërësisht, transmeton Telegrafi.
Treningu F45 definohet si lëvizje e fitnesit global, i cili përmban ushtrimet e intensitetit të lartë, të cilat janë të shpejta, argëtuese dhe japin rezultate të shpejta.
Ky trening në të vërtetë është kombinim i treningut funksional dhe treningut ekipor i cili zgjat 45 minuta.
Treningu rrit nivelin e energjisë dhe përshpejton metabolizmin, ndërkaq stërvitësit i transformon psikikisht dhe mendërisht.
Për 45 minuta i djeg madje 750 kalori dhe bën pjesë në treningët më efektivë aktualisht në botë.
Meqenëse kombinon ushtrimet funksionale treningun HIIT dhe treningun rrethor vjen deri te djersitja efikase dhe rritja e pulsit.
F45-a ka prejardhjen nga Australia dhe praktikisht është vazhdim i treningut klasik funksional, i cili përfshin pozicionet galiç, vrapimin, ngritjen e peshave, tërheqjen etj.
Secili trening nënkupton kardio-trening dhe trening të forcës. Më i efektshëm është nëse dëshironi të dobësoheni dhe të ndryshoni strukturën muskulore.
Studime të shumta janë pajtuar që treningët e këtillë, të intensitetit të lartë, janë mënyrë vendimtare në djegien e kalorive dhe formimin e muskujve.
/Telegrafi/