Telegrafi

“Mark e ka mësuar programimin vet”

“Të gjithë fëmijët e mi janë rritur afër zyrës dhe të gjithë kanë qenë të ekspozuar ndaj kompjuterëve”, ka thënë doktori Zuckerberg. “Është e dobishme që të fillohet herët me punën në kompjuter. Kjo gjithsesi ka ndikuar në interesimin e Markut për teknologjinë”, ka thënë ai.

Edward kishte blerë kompjuterin e parë më 1985 për nevoja të vendit të tij të punës. I biri i tij Mark kishte lindur më 1984 dhe është rritur në shtëpinë në të cilën gjendet ordinanca e babës së tij në afërsi të Westchesterit.

Në një emision në radion amerikane WVOX doktori ka kujtuar se sa ka qenë e kufizuar shkenca kompjuterike në atë kohë, por edhe ka pranuar se edhe atë e kanë tërhequr gjithmonë risitë nga kjo fushë.

Ai ka thënë edhe se Mark kishte marrë librin për programimin dhe se vet kishte mësuar se si funksionon ai.

Shumë dëgjues kanë thirrur dhe e kanë pyetur babën Zuckerberg për këshilla se si të rrisin fëmijët, e ai u është përgjigjur: “Në vend se të ndikoni në fëmijët tuaj, provoni t’i kanalizoni ata në drejtimin e duhur. Është me rëndësi që t’i njihni prirjet e tyre dhe t’i mbështetni në zhvillimin e asaj që ata e kanë pasion”. /Telegrafi/