Mario Gotze mund të varr këpucët dhe të pensionohet prej futbollit profesional.
Kështu së paku shkruajnë mediat gjermane, të cilat bazohet në një sëmundje të fundit që u zbulua te reprezentuesi i Gjermanisë.
Mjekët e klubit të Borussia Dortmundit kanë zbuluar se mesfushori 24-vjeçar ka çrregullime në metabolizëm, transmeton Teelgrafi.
Gotze pasi u rikthye nga Bayern Munichu ka pasur probleme të mëdha me lëndimet.
“Ne jemi të kënaqur që më në fund kemi zbuluar pse Mario është lënduar shpesh. Jam i bindur se mjekët tanë do të bëjnë më të mirën që të rikthehet sa më shpejtë në skuadër”, ka thënë një zyrtar i kubit gjerman për Bild.
Ndryshe, Gotze këtë sezon për Dortmundin ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/