Telegrafi

Marcus Thuram pështynë në fytyrë një kundërshtar – gjyqtari e ndëshkon me të kuq, por e pret një dënim shumë i madh

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, djali i fituesit legjendar të Kupës së Botës me Francën, Lilian Thuram, u përjashtua me karton të kuq pasi pështyu një kundërshtar të shtunën pasdite.

23-vjeçari, në mes të një pandemie botërore, vendosi të pështyjë Stefan Posch të Hoffenheimit, i cili bëri shumë mirë që nuk reagoi me zemërim ndaj incidentit.

Si rezultat, Thuram u përjashtua me të kuq dhe Hoffenheim përfitoi nga epërsia numerike për të shkuar në shtëpi me një fitore me rezultat 2-1.

Monchengladbach kishte kaluar në epërsisë falë një penalltie të Lars Stindl në pjesën e parë, para se Andrej Kramaric të shënonte në minutën e 75-të për të barazuar në 1-1.

Kjo ishte kur Thuram dhe Posch duket se kishin një mosmarrëveshje në fushë, me francezin që vendosi të pështyjë kundërshtarin e tij. Vetë Poschit iu dha një karton i verdhë në pjesën e tij, por ai nuk reagoi ndaj pështymës së Thuram, i cili u përjashtua nga fusha pas gjestit të tij.

Disa minuta më vonë, Ryan Sessegnon – i huazuar nga Tottenham Hotspur shënoi gol për t’i dhënë fitoren Hoffenheim me rezultat 2-1.

Megjithëse i ka kushtuar skuadrës së tij tre pikë, Thuram ka të ngjarë të marrë një pezullim të zgjatur për incidentin pasi shkaku i pandemisë janë ndalur shumë gjëra në futboll dhe njëra nga ato që dënohen më shumë është pështymja. /Telegrafi/