Telegrafi

Marcus Rashford pranon se kishte menduar të largohej nga Man United

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Marcus Rashford ka pranuar se ka menduar të largohet nga Manchester United verën e kaluar.

Ai tha se ardhja e Erik ten Hag si trajner ndryshoi qëndrimin e tij.

“Para se të vinte trajneri (Ten Hag) ndoshta pak kisha luhatje, por është futboll, kjo ndodh”, deklaroi 25-vjeçari.

Lexo po ashtu Rashford rinovon kontratën me Man United - dyfishohet paga e tij

“Gjithçka do të ndodhë për një arsye dhe ai erdhi në klub në kohën e duhur për mua, koha funksionoi”.

Nën Ten Hag, Rashford shënoi 30 gola – hera e parë që një lojtar i United e kishte bërë këtë që nga Robin van Persie një dekadë më parë.

Para sezonit të fundit, ai kishte statistika të dobëta nën Ralf Ragnick dhe Solskjaer, që nuk ia dolën të nxirrnin më të mirën nga ai. /Telegrafi/