Telegrafi

Marcus Rashford ka shënuar një nga golat më të mirë të karrierës së tij deri më tani në përballje ndaj Burnley

Marcus Rashford është në formën e jetës së tij tani, pasi sulmuesi 25-vjeçar, pas një sezoni të vështirë për klubin e fëmijërisë Manchester United , duket se ka fituar besim të madh muajt e fundit.

Disa ditë pasi u kthye nga Kupa e Botës e këtij dimri në Katar, anglezi shënoi një gol të shkëlqyer solo gjatë ndeshjes të së mërkurës mbrëma në EFL Cup kundër Burnley.

Rashford e mori topin në gjysmën e tij përpara se të futej në mbrojtjen e kundërshtarëve.

Më pas, pasi vrapoi të paktën 40 metra, për të shënuar një gol të bukur.

Goli madje u krahasua me një nga golat individual të Ryan Giggs kundër Arsenalit në gjysmëfinale të FA Cup.

Tifozët kishin shumë reagime pas golit, duke e lavdëruar sulmuesin. /Telegrafi/