Telegrafi

Marco Silva zbulon mungesën misterioze të Armando Brojës te Fulham

Armando Broja nuk ishte i gatshëm ditën e djeshme në duelin ndaj Aston Villës, ku skuadra e Fulhamit u mposht me rezultatin 1-2.

Para ndeshjes, klubi londinez zbuloi se Broja nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë për arsyeje shëndetësore.

Edhe pse për momentin Fulham ka edhe një tjetër sulmues në formë, bëhet fjalë për Rodrigo Muniz, mungesa e Brojës ka ngacmuar kureshtjen e mediave në Ishull. 

Lexo po ashtu Bëjeni këtë dhe nuk paguani asgjë për Brojën, zbulohen prapaskenat e marrëveshjes Chelsea - Fulham për sulmuesin shqiptar

Pas ndeshjes trajneri i Fulham, Marco Silva u pyet se çfarë kishte ndodhur me shqiptarin dhe përgjigja e trajnerit portugez ishte disi e vështirë për t’u shpjeguar. 

“Armando kishte disa vështirësi me të cilat duhej që të merrej. Mendoj se ka momente që mund të përmirësohesh edhe nëse nuk luan, pasi rritesh në aspekte të tjera”.

Lexo po ashtu Pochettino reagon pas huazimit të Brojës tek Fulhami, tregon pse nuk e zëvendësoi atë me një lojtar tjetër

“Mendoj se momenti ishte i tillë që Armando të mendojë për vetveten. Ai duhet që të bëjë të mundur të mbajë një nivel të lartë dhe sigurisht të rikthehet në fushë”, deklaroi Marco Silva.

Broja u huazua te Fulham nga Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror për gjashtë muaj. /Telegrafi/