Talenti dhe potenciali që ky futbollist zotëron, nuk vihet në dyshim nga askush.
Marco Reus është një prej futbollistëve që më së shumti ka pësuar lëndime në karrierë.
Por, tifozët e Borussia Dortmundit ende vazhdojnë të kenë besim tek idhulli i tyre kryesor i ekipit.
Drejtori sportiv i skuadrës, Michael Zorc është shprehur se e ardhmja e reprezentuesit gjerman do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.
“Është shumë normale që një futbollist në moshën e Reus, të mendojë për karrierën e tij dhe mundësinë për të hedhur një tjetër hap. Por ai e di shumë mirë rëndësinë që ka tek Dortmundi dhe kërkon të vazhdojë në mjedisin e zakonshëm”, është shprehur Zorc.
Reus kujtojmë se deri më tani është paraqitur 125 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola gjatë pesë vjetëve. /Telegrafi/