Marco Reus po vjen! Mesfushori i Borussia Dortmund-it duket se do të jetë 100 për qind gati për të luajtur në klasiken (e dekadës) në Bundesligë, që luhet më 19 nëntor.
Gjermani ka hedhur pas dëmtimin 6-mujor dhe është në orët e fundit të rikuperimit të tij.
Trajneri i verdhezinjve, Thomas Tuchel, foli me shumë eufori për 27-vjeçarin, kur ky i fundit zhvilloi seancën e parë stërvitore që nga sezoni i kaluar.
“Është një kënaqësi ta shohësh në stërvitje. Ai është në formë të shkëlqyer”, u shpreh ai.
Të martën tekniku nuk preferoi të komentojë më tepër, por pritet që Reus të jetë titullar ndaj kampionëve të Gjermanisë në “Signal Iduna Park” (ora 18:30), shkruan “Bild“. /Telegrafi/