Telegrafi

Marcelo Bielsa te Lazio

Marcelo Bielsa mund të jetë trajner i ardhshëm i Lazios.

Sipas mediave italian, “lacialët” janë të interesuar për Bielsa, i cili duket se do të largohet nga Marseille.

Raportohet se kreu i Lazios, Claudio Lotito ka zhvilluar dy takime me trajnerin argjentinas, i cili tashmë ka në dorë ofertën në vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon.

Thuhet se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja mes Lazios dhe argjentinasit, i cili sipas të gjitha gjasave do të marr kreun e shtabit teknik të “bardhekaltërve”.