Kur pritej që Marcelino të dal në konferencë për shtyp para ndeshjes me Barcelonën, klubi vendosi ta shkarkojë.
U tha se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes trajnerit dhe drejtuesve, sidomos për blerjet.
Por Marcelino doli vet në një konferencë për shtyp ku e shpjegoi situatën.
“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit”.
“Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizmi”.
“Kur takova presidentin Lim, më uroi për arritjen në zonën e Ligës së Kampionëve, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit”.
“Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, ka thënë Marcelino. /Telegrafi/