Telegrafi

Marcelino largohet nga Villarreali, spanjollët emërojnë një trajner të panjohur (Foto)

Skuadra spanjolle, Villarreal ka njoftuar se trajneri Marcelino ka lënë klubin, teksa nuk kanë vonuar dhe kanë emëruar trajnerin e ri.

Largimi i trajnerit spanjoll ka ndodhur vetëm disa ditë para ndeshjes së tyre të parë të ‘Play-Off’ të Ligës së kampionëve kundër Monacos.

Sipas Marca, ka pasur disa mosmarrëveshje në mes të bordit të ‘Nëndetëses së Verdhë’ dhe trajnerit që çuan në largimin e këtij të fundit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Villarreal nënshkruan me talentin italian (Foto)

Megjithatë, skuadra nga Spanja nuk ka qëndruar duarkryq duke gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij edhe pse ky i fundit është pak i njohur.

Villarreal më vonë ka njoftuar se Fran Escriba është trajneri i ri që ka marrë drejtimin e skuadrës, teksa vetëm që katër sezone punon zejen e trajnerit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Soriano bëhet me skuadër të re (Foto)

Escriba ishte më parë ndihmës trajner te Valencia, Benfica e Atletico Madrid, ndërsa sezoneve të fundit ka drejtuar Elchen dhe Getafen. /Telegrafi/